Gold AG me Gretën takim me Sali Berishën

By

Këngëtarët e hitit ‘Mas Miri’ të mërkurën e kaluan në një vizitë speciale për ta. Kanditja për kreun e forumit rinor të PD-së së bashku me reperin Gold AG vizituan ish kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha.

Nga ky takim Greta Koçi publikoi një fotografi të cilën i shtoi këto fjalë: Në një takim të veçantë me Liderin historikë të PD, z. Berisha! Një nder dhe kënaqësi për mua por edhe për Arianin të ndanim disa çaste me një ndër njerzit më të mëdhenj që ka pasur dhe do të ketë Shqipëria!

Ndërkaq në planin muzikor ‘Mas miri’ nuk do të jetë i vetmi bashkëpunim mes tyre pasiqë së shpejti publikohet kënga e re kur përpos tyre i është bashkuar edhe Eni Koçi.

Artikuj të ngjashëm