Pak ditë më parë, përmes rrjeteve sociale reperi Gold Ag tregoi se po qëndron në Itali. Vizitat në shtetin përtej Adriatikut tashmë janë bërë të shpeshta shkaku i koncerteve në të cilat ai shpeshherë shkon edhe me kolegen e tij, Gretën.
Por, arsyeja e vizitës herën e fundit në shtetin italian ishte tejet e veçantë. Gold AG ishte i ftuar surprizë në një festë private të organizuar nga fëmijët e një babai 51 vjeçar.
Ai i maskuar u ngjit në skenë duke uruar kryefamiljarin me rastin e ditëlindjes pa e ditur ky i fundit se kush është.
Kur largoi kapelën, fansi u befasua ndërsa ajo që pasoi ishte një atmosferë impozante me këngë e qejf.
Kujtojmë se Gold Ag sapo ka lançuar këngën ‘Bota kalimtare’ dhe projektet nga ai nuk do ndalen edhe në muajt në vijim. /Prive.al/