Gold Ag kujton Gazmend Sinanin: Po m’jet merak që nuk të pata në klip…

By

Të shtunën që sapo lamë pas, ndërroi jetë basketbollisti i njohur i Kosovës, Gazmend Sinani, pas një aksidenti që ndodhi në Gjakovë.

I ndjeri u varros po atë ditë.

Shumë njerëz, miq e të famshëm, kujtuan Sinanin me fjalë prekëse pas lajmit të dhimbshëm.

Mes tyre ishte edhe Gold Ag. Por, këngëtari bëri sërish një postim në instastory duke zbuluar se ai e pati ftuar të ndjerin të ishte pjesë e klipit ‘Djali i ushtarit’, por për shkak të mos-prezencës së tij në Kosovë, në ditën e xhirimeve, kjo gjë nuk u realizua.

‘E more vlla, të thirra në klipin që e ke postu e më the që nuk je në Kosovë atë ditë. E kur doli kanga m’the kurrë sem ka ndodh me mu rrënqeth edhe kryt. Po m’jet merak që nuk të pata në klip me më mbet kujtim përgjithmonë’, shkroi Gold Ag nën postin që Gazmendi kishte bërë kur doli kënga.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm