Gold Ag i këndon Tropojës bashkë me këngëtaren e preferuar në fëmijërinë e tij

By

Nesër me fillim të orës 20:00, Gold Ag lanson këngën e re dedikuar Tropojës.

Artisti nuk këndon i vetëm pasi ai ka bashkuar forcat me këngëtaren e fëmijërisë së tij, Dava Gjergjin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie krah artistes në Instagram.

“Nesër në ora 20:00 vjen kënga e re me videoklip “Bylbyli i Tropojës” në bashkpunim me këngëtaren e fëmijërisë time Dava Gjergji.Kënga i kushtohet dëshmorit të Tropojës Bylbyl Breçanit, i cili ra për të mos vdekur kurrë në Kosharen legjendare, dhe shpresoj që do të pëlqehet nga mbarë populli shqiptar”, ka shkruar ai./Prive.al

Artikuj të ngjashëm