Gold AG flet për raportin me Noizyn! Dyshja kanë një duet, por pse nuk flasin? (VIDEO)

By

Në mesin e reperëve shqiptarë, shpesh ka pasur mospajtime, ofendime karshi njëri tjetrit dhe madje edhe përleshje fizike.

Ndonëse dikur kishin një duet bashkë, tani Arian Agushi dhe Noizy nuk i flasin njëri tjetrit.

Se çfarë ka ndodhur në mes tyre dhe cili është burimi i “hidhërimit”, s’është e qartë por në emisionin Nd’rrimi i Natës GOLD AG, ka rrëfyer se ende nuk flet me Noizyn dhe në pyetjen se me cilin do bënte duet në mes Getit e Noizyt, ai zgjodhi Getin.

Megjithatë, ka dy fjalë për Noizyn.

“Ka kohë që nuk e kam parë dhe as nuk kemi folur. Do e respektoj gjithmonë si personazh. Të kqijat që i kemi duhet t’i përbijmë”, ka thënë Gold AG, duke iu referuar Noizyt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm