Greta Koçi dhe Gold AG sonte sjellin këngën e tyre më të re. Projekti i titulluar ‘Mas miri’ do jetë i disponueshëm në ora 20:00.
Këtë e ka paralajmëruar reperi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, Gold AG nuk po ndalet së lançuari krijime muzikore. Brenda pak ditësh do sjell edhe bashkëpunimin me Don Arbas dhe Arta Bajramin dedikuar kombëtares.
Sezoni i ri po rezulton të jetë siç ka paralajmëruar vetë Ariani, tejet i nxehtë dhe me gjasë ky është vetëm fillimi. /Prive.al/