Megjithatë, Rita nuk sjell X Factor UK në Tiranë

By

Disa javë më parë u përfol lajmi se Rita Ora kishte menduar që grupin e saj ta sjell në Pallatin e Brigadave gjatë fazës së vilave të jurisë në X Factor.

Ky hap u pa si një tjetër përpjekje e Ritës që të promovojë vendin e origjinës në botë. Por tani kur lokacionet e vilave janë zyrtarizuar për katërshen e X Factor, Tirana nuk figuron askund.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova këtë fazë të spektaklit do ta realizojë nga Los Angeles i Shteteve të Bashkuara.

Mediat britanike shkruajnë se sipas formulës Ritës do t’i bashkangjitet edhe këngëtarja e hitit “All about that bass” Meghan Trainor.

Kujtojmë se krijuesi i patentës Simon Cowell që njëherësh është edhe pjesë e jurisë, raportohej nga mediat si problemi kryesor në idenë e Ritës për zhvendosjen në Tiranë pasiqë ai ishte tejet skeptik sidomos për shkak të transmetimit të drejtëpërdrejtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm