‘Goditje’ të reja nga Labinot Tahiri, këngëtari zbulon projektet e reja

By

Këngëtari/deputeti Labinot Tahiri, ka zbuluar pak nga projektet e tij të reja të cilat ai i ka quajtur ‘goditje të radhës’.

Artisi publikoi një fotografi nën shoqërinë e njerëzve me të cilët po punon.

Labi ka zgjedhur sërish producentin Virusi për t’i realizuar këngët e radhës dhe Fatmir Mujën për tekste.

‘Me Kompozitorin më gjigant që k’a njohur shqiptaria; Virusi
Ky njeri, është personi i shumë hiteve dhe i hiteve të mia të shkruara nga Avni Qahili!
Po ashtu, tani me dy producentat e njohur XIMI DHE JETONI, të cilët janë shumë korrekt në punën e tyre dhe menagjimin ndaj emrit tim sa i perket albumit të radhës.
Dje, incizova dy këngë të reja te Virusi i Grupit Elita 5, të shkruara nga Fatmir Muja.
Respekt për punën dhe vazhdojmë me goditjet e radhës’, ka shkruar këngëtari nën fotografi.

Kujtojmë që Labi pak javë më parë solli bashkëpunim me Danin me titull ‘Falem’ i cili po ecën mirë dhe ka arritur të marrë mjaft klikime.

https://www.instagram.com/p/BoMOLB9BMwn/?hl=en&taken-by=labinottahiriofficial

Artikuj të ngjashëm