Stresi konfirmon pjesëmarrjen në Kënga Magjike me një këngë dedikuar nënës

By

Të gjithë e kemi ditur që reperi nga Shqipëria Stresi do të jetë njëri prej pjesëmarrësve në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Mirëpo tani, ai e konfirmoi edhe njëherë madje zbuloi me çfarë kënge do të prezantohet.

Stresi ka vendosur që kësaj radhe t’i këndoj personit më të shtrenjtë për të – nënës.

Ai postoi një fotografi në Instagram nën të cilin i shkroi disa rreshta.

‘Tju Trregoj Se Si Mbyllen Syte Dhe Zemra Rreh Per 3 Min Pa U Ndalur #Te Dua Mom’.

Reperi edhe më herët publikoi një bisedë me nënën e tij, të cilës i thoshte se kënga dedikuar asaj, është më e mira e tij gjatë gjithë karrierës./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm