Gjyste Vulaj me një veshje epike për votimet në Tuz

By

Dita e sotme është goxha e rëndësishme për shqiptarët në Malin e Zi.

Në zgjedhjet lokale në Komunë e Tuzit, tre partitë shqiptare janë bërë bashkë me qëllimin e vetëm që kjo Komunë në Malësi të udhëhiqet nga shqiptarët.

E zgjedhjet e kanë mobilizuar edhe Gjyste Vulajn.

Këngëtarja e njohur në votime ka dalur e veshur me motive patriotike.

Me ngjyrat kuq e zi dhe një rryp të shqiponjës përkrenare në mes, Vulaj duket të jetë më gati se kurrë për një ditë historike e cila pritet të përmbyllet, shpresojmë më së miri, sonte në mbrëmje kur bëhet i ditur fituesi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm