Gjykata e Kukësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj këngëtares kosovare, Fjolla Morina shkruan Gazeta “Panorama.
Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Kukësit, togat e zeza kanë vendosur të ndryshojnë masën e sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, ndërsa këngëtarja vijon të qëndrojë në arrati “e pa shqetësuar”.
View this post on Instagram
Fjolla prej më shumë se një muaji është në kërkim policor, pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe është larguar në drejtim të paditur. Seanca tjetër ndaj këngëtares është programuar për t’u zhvilluar më datë 11 mars.
Sakaq, Fjolla sot nuk ka reaguar ende në rrjete sociale por mbrëmë është shfaqur bashkë me partnerin.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua, pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla.