Emri i djalit të tij, Zërit, u përfol shumë nga publiku kur çifti Gjiko dhe Elita Rudi, zbuluan se si quhet i biri i tyre i porsa ardhur në jetë.
Dikujt po i pëlqente shumë emri, e dikujt jo.
Por të hënën në Nd’rrimin e Natës, reperi Gjiko, rrëfeu pse kishte vendosur ta pagëzonte me këtë emër të birin e tij.
“Një e afërme e jona na e sugjeroi vetëm Zë, e mua më pëlqeu shumë. Por Zë më dukej shumë shkurt, prandaj vendosëm t’ia lëmë Zëri”, deklaron Gjiko. /Prive.al