Rita Ora: Kam filluar të ndihem sikur një ‘SuperHero’

By

Rita Ora ka pozuar për ballinën e revistës Self Magazine e po ashtu ka mbuluar edhe pjesët kryesore përmes intervistës.

Tabloidet britanike fokusin sot kanë vënë tek trupi i saj në superformë por edhe tek një deklaratë që ka bërë Ora.

“Jam shumë mirë me trupin kur nuk pi alkool, duke i thënë jo netëve të gjata pa gjumë, duke pasur kujdes me dietën, duke pirë ujë kam filluar të ndihem sikur një superero” – është shprehur Rita për Self Magazine.

Ndërsa, Rita përpos kësaj ka treguar që ka përfunduar albumin e dytë që për të është sikurse fillimi. Përmes këtij projekti këngëtarja ka thënë që më në fund do ta kuptoni kush është Rita Ora.

rita ora

Artikuj të ngjashëm