Gjiko anulon koncertet pas tragjedisë në Shqipëri

By

Gjiko ka anuluar të gjitha koncertet e rezervuara për 28 Nëntor, pas tërmetit që ka lënë 31 të vdekur dhe më shumë se 650 persona të plagosur.

Reperi hyri në Instagram për të njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se e ka marrë këtë vendim si shenjë për t’u solidarizuar me popullin shqiptar.

Ai poashtu bëri të ditur se është angazhuar për të strehuar disa familje në Rugovë.

Gjiko nuk është i vetmi nga të famshmit që kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar njerëzit në Shqipëri.

Ledri, Capital T dhe shumë emra të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm