Rita Ora: E mbaj maskën që të kthehem në Kosovë të festoj me ju fundin e virusit (VIDEO)

By

Artistja me famë botërore me origjinë nga Kosova Rita Ora, njëherit ambasadore e UNICEF-it në Britani të Madhe, ka dërguar një videomesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ajo ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë po infektohen nga virusi korona. Ju lutem, mbrojeni veten dhe të dashurit tuaj. Mbajeni maskën, distancën sociale dhe higjienën personale”.

“Unë e mbaj maskën kur jam jashtë shtëpisë në mënyrë që të kthehem në Kosovë dhe të festoj bashkë me ju fundin e këtij virusi. ‘Shine your light’. Mbajeni maskën”, ka thënë ajo në videomesazhin që e ka përmbyllur duke thënë “të dua” në gjuhën shqipe”.

Artikuj të ngjashëm