Ramë Lahaj është rikthyer në Kosovë me rastin e festive të fundvitit për të qenë pranë familjes.
Pas një viti të lodhshëm, me pjesëmarrje në koncertët më të mëdha të llojit nga një cep I botës në tjetrin, këto ditë janë të dedikuara 100% për njerëzit e zemrës.
E nga ky qëndrim në Kosovë, Rama s’ka mbetur pa e dhënë një këshillë, nga një gjest i cili i është pëlqyer shumë.
Tenori me famë botërore ka ndalur rrugën e tij për të hequr flamurin kuq e zi i cili kishte rënë në rrugë duke mos u trajtuar në mënyrë dinjitoze.
‘Flamuri shqiptar na përfaqëson të gjithëve dhe të gjitha vlerat që i konsiderojmë të shenjta, andaj mos shkelni mbi të’ – deklarohet Lahaj në postimin e bërë.
Një bravo të madhe për ty, Ramë! /Prive.al/