Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.
Ajo ka fituar 71 vota, 11 sish kanë qenë të pavlefshme, ndërkaq kundërkandidati i saj nuk ka marrë asnjë votë.
Dy partitë opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, e kanë bojkotuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Rruga për zgjedhjen e shefes së shtetit u hap nga LDK-ja e cila vendosi që të rrijë në sallë dhe t’ia bëjë kuorumin.
Ajo është gruaja e dytë që mori drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës.
Në videon më poshtë mund të kuptoni 50 gjëra të cilat nuk i keni ditur për të.