Rrjedha e vazhdueshme e lajmeve rreth COVID-19 mund të jetë shqetësuese, madje edhe destabilizuese. Është thelbësore që të bëni prioritet kujdesin ndaj vetvetes – të ndërmerrni hapa për të ruajtur shëndetin mendor, emocional dhe fizik dhe të qëndroni të lidhur me një sens të komunitetit.
Stresi dhe ankthi janë reagime normale
Ndjenja e frikës, e zemërimit, e trishtimit ose e pafuqisë është e kuptueshme gjatë një krize. Por mësoni të kuptoni kur mendimet tuaja po rrotullohen në kahe negative dhe përpiquni t’i ndërprisni ato.
Ushtroni
Është e vërtetuar shkencërisht se aktiviteti fizik ulë ankthin dhe depresionin.
Ruani lidhjet dhe rutinat
Mbani kontakte të ngushta me familjen dhe miqtë tuaj jashtë shtëpisë tuaj përmes teknologjisë, përfshirë thirrjet, tekstet dhe videokonferencat. Ndaji me ata ndjenjat dhe frikën.
Bëjani qejfin vetes
Ha ëmbëlsira dhe torte pa e menduar shumë. Kaloje kohën duke luajtur në telefon. Bëj gjëra që zakonisht e ruani veten që të mos i bëni. E rëndësishme është që të mos e teproni. Sidoqoftë, ekspertët thirrin për kujdes ndaj përdorimit të alkoolit ose ilaçeve për të përballuar stresin; shëndeti juaj mendor do të vuajë më shumë.
Bëni pushime të gjata nga lajmet dhe media sociale
Merrni mjaftueshëm lajme për të qëndruar të informuar, por mos e teproni me azhurnime të vazhdueshme që ushqehen nga frika dhe ankthi. Gjithashtu kontrolloni për burimet e lajmeve, mos bini pre e lajmeve të rreme që vetëm shtojnë stresin dhe shqetësimin tuaj.
Pranoje që jo gjithçka mund të keni në kontroll
Kontrolloni atë që mundeni; pranoni dhe përballoni ato gjëra jashtë kontrollit tuaj. Mos harroni se mund të mos jeni gjithmonë në gjendje të kontrolloni atë që ndodh, por gjithmonë mund të kontrolloni se si reagoni.