Disa shenja të Horoskopit janë të vështira për t’u dashur, ndërsa disa të tjera e kanë të vështirë të dhurojnë dashuri.
Kjo për arsye të ndryshme, por nuk u vëmë dot faj, sepse kështu e kanë personalitetin. Më poshtë do t’ju tregojmë 6 shenjat e Horoskopit më përzgjedhëse ose tekanjoze, të listuara nga MSN.
Luani
Shenja më tekanjoze!
Luani meriton kurorën si shenjë shumë tekanjoze në dashuri. Personaliteti i tyre është shumë
sipërfaqësor dhe kjo shpjegon vështirësitë e kësaj shenje për të gjetur një partner në standardet
e larta që kanë vendosur.
Demi
Standarde jashtëzakonisht të larta
Njihen për prakticitetin e tyre, prandaj të tjerët e injorojnë anën e tyre sipërfaqësore. Njerëzit e
kësaj shenje mund të jenë makth për të tjerët sepse kanë kërkesa të vështira për t’u plotësuar,
por edhe kanë tendencën të jenë të mbyllur.
Shigjetari
Shumë precizë!
Njerëzit e kësaj shenja kanë shumë frikë nga përkushtimi te partnerët e tyre. Shigjetarët nuk e
japin zemrën lehtësisht dhe janë shumë precizë tek ajo çfarë kërkojnë te personi që zgjedhin.
Gaforrja
Shumë selektive!
Binjakët
Shumë kërkues!
Binjakët ëndërrojnë të njohin dikë si vetja. Njerëzit që nuk përmbushin kërkesat e tyre, nuk
meritojnë asnjë sekondë nga koha e binjakëve. Në thelb, Binjakët e kanë të thjeshtë t’i largojnë
njerëzit që nuk pëlqejnë, pa e vrarë shumë mendjen.
Peshqit
Nuk bëjnë kompromise!
Peshqit nuk janë njerëz që i pëlqejnë lidhjet, sepse shqetësohen për mungesën e lirisë me të cilën
mund të përballen gjatë lidhjes. Ata lidhen vetëm kur kanë rënë kokë e këmbë në dashuri, por
fshihen pas kërkesave të tyre për t’i shmangur lidhjet, domethënë s’e kanë problem t’i tregojnë
tekat.