‘Gishti’ shfaqet edhe në Zvicër

By

Shfaqja ‘Gishti’ me regji të Erson Zymberit pati sukses në Teatrin Kombëtar të Kosovës, por tani ka marrë rrugë drejt një shteti tjetër.

Aktorja Teuta Krasniqi e cila në shfaqje luan përkrah Irena Cahanit ka postuar një fotografi ku tregon se janë nisur drejt Cyrihut për ta bërë premierën e ‘Gishti’.

‘Gishti’ nga Doruntina Basha flet për dy gra, ato të mbetura të vetme në një shtëpi e të lidhura nyje; vuajnë, besojnë, shpresojnë dhe ëndërrojnë. Jo për një vjet, as dy e as tre, por për 10 vjet ato presin e vuajnë në të njejtën lojë, në të njëtën ditë. Një luftë për të vërtetën e dhimbjen.

Repriza e fundit që u shfaq në TKK ishte me datë  23 nëntor.

Artikuj të ngjashëm