“Girls” e Rita Orës e Bebe Rexhës që bëri bujë, lansohet me klip

By

Rrëfimi i këngëtares Rita Ora se kishte pasur eksperienca biseksuale, bëri bujë në tërë botën. Me të publikuar këngën “Girls” në bashkëpunim me këngëtaren Bebe Rexha e reperen amerikane Cardi B, Rita Ora u përfol mjaft shumë për këtë deklaratë.

E tani, pasi kënga e saj mori dhenë e u bë e bujshme, Rita Ora ka bërë publik lajmin se klipi i kësaj kënge lansohet këtë të mërkurë.

Me të publikuar këngën, Ora ishte akuzuar edhe nga grupe mbrojtës të të drejtave të komunitetit LGBT, të cilët shkruanin se ajo i kishte ofenduar ata.

Megjithatë, Rita kishte thënë se qëllimi s’ishte ai dhe se ajo ishte përpjekur të tregonte diçka të bukur si dashuria, ndërsa për klipin është thënë se do jetë ndër projektet e saja më të mëdha në karrierë. /Prive.al

View this post on Instagram

GIRLS VIDEO OUT NOW (Link in bio) 🎥💖

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Artikuj të ngjashëm