Modelja e famshme Gigi Hadid, motra e të dashurit të Duas, kremtoi dje ditëlindjen e saj të 25-të.
Si rrjedhojë e masave të marra për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit, ajo kaloi këtë ditëlindje në karantinë.
Ndonëse jo një kremtim i zakonshëm i ditëlindjes, miq dhe familjarë të modeles u kujdesen që të shënonin këtë ditë me mesazhe dhe dhurata që i dërguan në adresën e saj.
As Dua nuk harroi ditën e veçantë të modeles, duke e uruar atë me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga miliona njerëz.
Po ashtu ajo dhe Anwar u kujdesen që t’i dërgonin një buqetë shumëngjyrëshe me lule.
Këtë e bëri publike vetë modelja në llogarinë e saj në Instagram duke falënderuar të gjithë ata që nuk harruan ditën e saj të veçantë. /Prive.al