Rita Ora sot feston ditëlindjen e 28-të.
Kanë qenë prindërit e saj të Vera dhe Nick të cilët e uruan të parët, njofton Klan Kosova.
Ata hapën arkivat dhe postuan fotografi të Ritës kur ishte fëmijë.
“Urime ditëlindja vajzë. Shumë urime”, shkroi babai i saj.
Ndërkaq nëna tha: “Urime ditëlindja Zog”.
Ndryshe, Rita Ora ishte falënderuese ndaj fansave të saj dhe tregoi përmes një postimi cila ishte dhurata më e mirë që mori deri tani.
“Nata e kaluar ishte aq surreale për mua. Duke performuar për të gjithë fansat e mi, për disa që i njoh që nga albumi im i parë Ora dhe disa që sapo i kam takuar, por pa marrë parasysh ne jemi një familje e madhe. Kam fansat më të mirë në botë. Faleminderit të gjithëve për durimin, besimin, mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Tani le të ngrihet Phoenix. Dhurata më e mirë e ditëlindjes që mund të kërkoja ndonjëherë, shkroi Rita poshtë një postimi të bërë në Instagram.