Muzika rep, nuk është zhanër që njeh censurë të teksteve, mirëpo ka edhe diskrepancë mes fjalësh, e diçka mund edhe të keqkuptohet. Ndoshta edhe zhargoni i fjalëve që përdoren në këtë kohë “të të qënurit politikisht korrekt”, disa edhe mund të gjejnë ofendim.
E njëjta gjë i ka ndodhur edhe reperit kosovar nga Ferizaj, i cili në tekstet e tija gjithnjë tregohet eksplicit. Në një rast atë e akuzuan edhe si homofob dhe kundër komunitetit LGBT, komunitet ky që me të drejtë lufton për të drejtat e tyre.
Pikërisht rreshti në këngën e tij ‘..ti sje G, ti je LGBT’, është ajo që nxiti debat në mesin e këtij komuniteti dhe atyre që përkrahin këtë komunitet.
Mirëpo që një akuzë e tillë të mos vazhdojë, Getinjo shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për të thënë disa fjalë që të zhvesh veten nga këto akuza.
Në Instastory, në llogarinë e tij në Instagram ai shkroi:
“Nganjëherë ndonjë tekst tingëllon qesharak , e nganjëherë nënçmues! Nuk kam qenë dhe nuk do të bëhem homofob kurrë. Muzika dhe teksti është ‘qesharak, aksion, dramë, realitet, gënjeshtër etj.’ Nëse kisha pas qëllim ta ofendojë komunitetit LGBT do kisha përdorur fjalë të tjera dhe do kisha bërë një këngë komplet kundër. Por jo, ky nuk është mesazh negativ e as pozitiv, këto dy rreshta ‘..ti sje G, ti je LGBT’, janë veq rreshta me pak komedi brenda. Respekte, uroj që të jeni të lumtur si njerëz dhe të lumtur si shpirtra.”