Si bashkëshorti i saj, padyshim është edhe fansi më i zjarrtë.
Reperi Getoar Selimi që këtë verë u martua me moderatoren Marina Vjollca, e di se sa burrë me fat është që ka një bukuroshe të tillë pranë vetes.
E përderisa ata të dy filluan një jetë të re bashkë, Marina filloi edhe një emision tjetër në Televizionin Klan, ku u transferua nga Top Channel.
E kur mbrëmë Geti po e ndiqte Marinën, nuk i shpëtoi nata pa i bërë një fotografi e pa i dhënë një koment të bukur.
“Ana ime e bukur”, ka shkruar Geti, që shpesh i jep komplimente bashkëshortes së tij. /Prive.al