Geti, një ‘pastrues’ makinash! (VIDEO)

By

Reperi Getoar Selimi duket se është tejet i kujdesshëm kur vjen fjala tek e dashura e tij, Marina.

Kujdesi shkon deri në atë pikë saqë ai nuk përton të ndalë veturën e të dashurës për t’a fshirë atë me pallomë me përkushtimin më të madh.

Videoja ku shfaqet teksa e bën këtë gjest është postuar nga Olti Curri që ka zgjedhur të parodizojë pak me këtë veprim të reperit.

Ai në shkrimin e tij aludon se bazuar në aftësitë për pastrimin e veturës, me gjasë ai i vezullon edhe enët në shtëpinë e përbashkët në të cilën jetojnë tash e një kohë.

“Getoari nikoqor, lum si Marina” Kushedi si i lan pjatat Getoari, nuk i leshon nga dora pa vezulluar. Sigurisht nese kengetari ne punet e shtepise eshte po kaq merakli sa per makinen, Marina do ishte me fat te madh, sepse nje pjese te puneve do t’ja mbulonte ai. – ka shkruar Olti në postimin e tij.

Epo, kush do e kishte menduar që MMV është aq i kujdesshëm sa të pastrojë veturën me faculeta!! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm