Nuk ka qenë prezent në asnjë koncert as në Kosovë e as në Shqipëri për Vitin e Ri.
Mungesa e Getoar Selimit u vërejt në klubet e natës, megjithatë këtë vit ai ia paska dedikuar tërësisht familjes.
Geti bashkë me gruan e tij, moderatoren Marina Vjollca qenkan arratisur të vetëm për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dyshja e famshme, si pa u vënë re kanë ikur për në Las Vegas, e prezencën e tyre atje e kanë shoqëruar me imazhe të pakta në rrjete sociale.
Madje edhe Vitin e Ri dy zogjtë e dashuruar e kanë pritur në SHBA, nën mijëra dritat e qytetit të famshëm amerikan. /Prive.al