Pak ditë më parë, një ‘follow’ që Stresi i bëri Ledri Vulës dha një sinjal se raportet mes tyre kanë hyrë në tjetër epokë.
Por, ky veprim dhe një postim që pasoi reflektoi edhe në një tendosje të marrëdhënieve mes reperit nga Shqipëria dhe Skivit nga Babastars.
Postimet indirekte në rrjete sociale i lanë vend një ‘dialogu’ të qartë shoqëruar me foto.
Një koncert në Gjilan u përmend nga Stresi në postimin e tij, ndërsa ai nuk harroi të cekë edhe disa incidente në të cilat ai pretendon se i ka ndihmuar Skivit.
Ajo që bie në sy është fakti se Arkimed Lushaj përmend në këtë mes edhe liderin e Babastars, Getoar Selimin.
‘Fjalt e sharjet qe i ki bo mas shpine Ghettogeasy i harrove apo fjalt qe spo jau rras sepse osht ne tiran dhe ju ka lon mas dore e doni kshtu eeeeeee mos te ish Ghettogeasy cof per buk gojes ishe kon haverrrrrrr skom fol kurre amo po fola i funit ju mer lumi’ – është shprehur Stresi.
Një replikë ka pasuar edhe nga Skivi i cili ndoshta duke dashur të mos e zgjasë shumë është shprehur ‘ma mirë të mos foli ma shumë se nuk është e ndershme’. Mbetet të shihet se çfarë do e pasojë këtë zhvillim që vjen në një periudhë paqeje e qetësie mes reperëve të skenës. /Prive.al/