Ky vit i pandemisë si për të gjithë, edhe për Getin dhe Marinën i ka frenuar goxha udhëtimet e shpeshta e luksoze.
Vajtja në destinacione të ndryshme rreth e përqark botës ka qenë pothuajse e pamundur këto kohë.
Megjithatë, këtë javë, në mundësinë e parë, çifti është “arratisur” drejt Italisë.
Atje, Geti dhe Marina po qëndrojnë në “Armani Hotel” në Milano, një prej adresave më ekskluzive në zemrën e ekonomisë italiane.
Por sa kushton një natë për dy persona në këtë hotel?
Varësisht nga lloji i dhomës, çmimet variojnë nga 500 euro më e lira deri në ekstremin tjetër në 5000 euro nata.
Nuk dihet se cilin nga opsionet kanë zgjedhur çifti por një gjë është e sigurtë – gjithsesi do jetë një fakturë e “kripur” për mesataren e përgjithshme. /Prive.al