Elinel bën të ditur datën e projektit më të ri

By

‘Papa’ titullohet projekti i sjellur së fundmi nga reperi Elinel i cili erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e ri e mjaft të talentuar Butrint Imeri.

Suksesi i këngës u pa qysh në ditët e para të lansimit duke vazhduar atë rrugë edhe tani kur janë mbushur pothuajse 3 javë nga ajo ditë.

Kënga në fjalë ishte edhe diçka më ndryshe për reperin pasi që dallonte pak nga stili i tij i zakonshëm.

Por kjo nuk do të thotë që Elli nuk po i qëndron besnik stilit të tij pasi ai mbrëmjen e kaluar sapo paralajmëroi publikun për projektin e tij më të ri i cili natyrisht se do të jetë diçka sipas mënyrës së tij.

‘I përkushtum’ do të jetë titulli i këngës së re e cila sipas një njoftimi të bërë nga vet ai pritet të lansohet javën e ardhshme.

Entuziazmi i publikut është i qartë pasi menjëherë pas lajmit vërshuan komentet në drejtim të tij duke treguar se po e presin me padurim këngën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm