Fare pak, për të mos thënë asgjë, nuk dimë mbi privaten e Genta Ismajlit.
Këngëtarja është treguar tejet e rezervuar duke mos ndarë asnjë detaj të kësaj pjese.
Ndryshe prej shumë fytyrave të njohura që të paktën lënë disa indikacione me udhëtime, dhurata e mesazhe të koduara, Genta është treguar tejet hermetike në këtë pjesë.
Por, një dozë të romancitetit ajo e ka dëshmuar mbrëmjen e sotme kur ka postuar një tufë të një lloji të veçantë të trëndafilëve.
‘Të dielë të lumtur. Trëndafilët ‘blush’ janë të preferuarit e mi së fundmi’ – shkruan mes tjerash në postimin e bërë Genta.
Epo tash e dimë se si mund ta befasojmë këngëtaren me një dhuratë të qëlluar… /Prive.al/