Genta flet për herë të parë: Ja cili është relacioni im me Adelina Ismailin

By

Ka tash e një kohë që nëpër portale po bën xhiron një spekulim se mes Genta Ismajlit dhe Adelinës relacionet nuk janë në nivelin më të mirë të mundshëm.

E duket se ‘riciklimi’ i kësaj dezinformate për të disatën herë sa për të mbushur rubrikat rozë, ka bërë që Genta të reagojë duke sqaruar gjithçka nga kjo pjesë.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram shoqëruar me një foto të vjetër me atë që njihet si diva e muzikës shqiptare, këngëtarja e ‘Shake it’ ka mohuar çfarëdo lloj armiqësie.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Gentës:

Mos besoni asgjë që thuhet në portale ose TV nëse se kam shkruar këtu ose se kam thënë para kamerës. Dëshira për të rritur klikimet të cilat iu kthehen në më pak se 1 cent për qindra mijëra shikime është më e madhe se kurr duke mos menduar dy herë dëmet për ata që shkruajnë. Nuk jam unë matëse e famës dhe sukseseve për askë. Më vjen keq për disa që bijnë pre e thashethemeve dhe bëjnë shkrime e deklarata pa i vërtetuar ato.
Adelina Ismaili ka qenë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara nga ana ime.

Artikuj të ngjashëm