Këngëtarja Genta Ismajli sot feston ditëlindjen.
E lindur në vitin 1984, ajo mbushë plot 33 vite ditën e sotme.
Këngëtarja ka preferuar që këtë moment të shënuar ta mbajë pak në privatësi duke mos postuar fotot nga postimet apo festa, e mjaftuar më urimin mbase më të rëndësishëm, atë nga nipi i saj i vogël.
Mirëpo një video që ka siguruar Prive.al tregon se ndërrimi i datës në mesnatë nuk ka kaluar pa një befasi nga miqtë e këngëtares.
Ka qenë kolegu dhe shoku i saj i ngushtë, këngëtari Granit Miftari ai që ka menduar një torte për Gentën e cila momentin e fryrjes së qirinjëve e ka kaluar më ndryshe se zakonisht falë një ‘intervenimi’ nga Graniti.
Se për cfarë bëhet fjalë mund ta kuptoni përmes videos së mëposhtme. /Prive.al/