Genc Prelvukaj thur fjalët më të bukura për Eni Koçin

By

Eni Koçi sot feston ditëlindjen dhe artistja pranoi një urim shumë emocionuese nga bashkëshorti i saj, Genc Prelvukaj.

Genci hyri në Instagram duke ndarë një fotografi të bukur të Enit dhe duke thurur fjalët më të bukura për të.

Lexoni më poshtë shkrimin e tij të plotë. /Prive.al

“Ne ndajme nje jete bashke, luftojme per cdo enderr te bukur, flasim permes dashurise e besojme ne njeri tjetrin. Kemi thyer secilen stuhi duke vene ndjenjen mbi lakmine, miresine para krenarise, e familjen mbi cfare do tjeter.

Nese do te kisha mundesine te kthehem ne kohe, nuk do te beja te njejten gje me ty, por do te provoja te beja me shume.

Urime dita e lindjes tende, njeri i dashur, aleat e shok i mire ne jete. Jam i sigurte qe do te dua deri ne diten kur syte e mi nuk do te hapen me.”

Artikuj të ngjashëm