Genc Prelvukaj për këngën e re: “Kangë që keni me dëgju mbi 20 vjet”

By

Genc Prelvukaj po sjell edhe një këngë të re.

Reperi i cili pak kohë më parë lëshoi një projekt të ri në Youtube, ka njoftuar përmes Instagramit se xhirimet për këngën e re kanë përfunduar.

Kënga e tij e re është e titulluar “Shpirtin e zi” dhe reperi ka bërë të ditur se do të lansohet shumë shpejtë.

Kurse sot me anë të një postimi ai paralajmëron se projekti i ri që po sjell do të dëgjohet mbi 20 vjet.

“Dicka e mire po vjen. Pike. Kange qe keni me e ndegju mbi 20 vjet, ” Shpirtin e zi “. Shume shpejt….” – shkruan Prelvukaj në postimin e tij. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm