Reperi Genc Prelvukaj, vijon të mbetet aktiv në lançimin e këngëve të reja, dhe jo vetëm.
Goxha aktiv ish anëtari i “Etno Engjujve” vazhdon të mbetet edhe në mediat sociale, ku herë pas here ndan fotografi nga përditshmëria e tij.
“Me shoqen time të ngushtë”, ka shkruar Genci në një postim të tij të fundit, teksa shihet duke mbajtur në duar vajzën e tij, Adean – të cilën e ka mirëpritur në jetë në vitin 2022, nga martesa me gruan e tij, artisten nga Shqiperia, Eni Koçin.
E nga kjo e fundit, padyshim që nuk mungoi një koment.
“Ju dua”, shkroi Eni në postimin e Gencit.
View this post on Instagram