Që nga fundi i muajit nëntor, Genc Prelvukaj ka filluar të promovojë këngën e re.
Me anë të një postimi ai paralajmëroi se projekti i ri që po sjell do të dëgjohet mbi 20 vjet.
“Dicka e mire po vjen. Pike. Kange qe keni me e ndegju mbi 20 vjet, ” Shpirtin e zi “. Shume shpejt….” – shkruan Prelvukaj në postimin e tij.
Kurse sot në llogarinë e tij në Instagram, zbuloi edhe datën e publikimit të këngës.
Kënga që titullohet “Shpirtin e zi” u shty në publikim, mirëpo Genci zbuloi se do të publikohet me 3 janar.
“Shpirtin e zi” Data 3 Janar. Shenojeni diku ne leter. E di qe ka me ju pelqy. Sidomos ne kete kohe.” – shkroi ai krahas postimit në Instagram. /Prive.al