Vitin e ri këngëtari nga Shqipëria, Gena e ka nisur me punë për projekte të reja.
Prive mëson se në këngën e re, Gena do të vij paksa më ndryshe sepse ‘Pa adresë’ do jetë një rok baladë me tekst të vetë këngëtarit.
Ky krijim muzikor flet për një dashuri pasionante që përfundon por e cila si ndjenjë vazhdon dhe personazhi në fjalë vazhdon ta kërkojë dashurinë e humbur.
Ndryshe nga më herët, Gena do e luajë vetë personazhin kryesor në videoklipin e vizuelizuar nga Pro Video.
Marrë shkas nga fakti se secila këngë e Genës shndërrohet në hit, pritshmëritë janë të njejta edhe për këtë projekt! /Prive.al/