Gold Ag ironizon me kolegët: Kështu po ma bën estrada!

By

Duke shfrytëzuar një fotografi nga një fushë futbolli, ai ka ironizuar me kolegët e tij.

Reperi i njohur shqiptar Gold AG, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një imazh, ku shihet futbollisti I famshëm Messi, në një lojë në kampionatin e futbollit i rrethuar nga lojtarët kundërshtarë.

Ai është i vetëm në atë pjesë të fushës, i vënë në mes dhe i zënë paksa në kurth nga kundërshtarët, megjithatë ai është Messi, fitues i shumëfishtë i topit të artë dhe supozohet t’ia dalë asaj situate.

Por në fakt, Gold portretizon diçka tjetër përmes kësaj loje futbolli. Sipas tij, ai është për estradën sikurse Messi për futbollin, e lojtarët e tjerë, janë ata që përpiqen ta pengojnë të japë më të mirën në fushë.

Goxha thumb Gold!

Artikuj të ngjashëm