Gashi ndryshon emrin, u kërkon falje prindërve

By

Labinot “Larry” Gashi, të cilin e njohim me emrin e tij skenik GASHI, ishte në rrugë vetëm disa vjet më parë, por jeta e tij mori një kthesë pasi ai u frymëzua kur pa një billboard të mikut të tij, ASAP Rocky ndërsa po shëtiste në Rrugën East Houston në New York City.

Gashi nënshkroi kontratë me Jay Z dhe RCA – vite pasi Jay në fakt hodhi në plehra një CD që Gashi i dha gjatë një takimi.

Image result for gashi jay z

Më 20 shtator, ai lanësoi albumin e tij të parë, të cilin e kishte filluar të punonte kur ishte i pa strehë në rrugët në New York.

Rrugëtimi i tij ka qenë me shumë sfida drejt arritjes së suksesit në muzikë.

Dikur një i pastrehë në rrugët e New York, GASHI tregon si arriti suksesin

E tash kur vetë ka arritur të konsolidojë një pozitë relativisht solide, reperi shqiptar që vepron në Amerikë, Gashi, është duke ndërrmarë vendime shokuese per fansat e tij.

Ai tregoi në rrjetin social twitter se ka vendosur ta ndryshojë ligjërishtë emrin e tij nga Labinot Gashi në Larry Gashi. Njëkohësisht reperi u kërkoi falje për këtë veprim nënës dhe babait të tij.

Fillimisht reperi e quajti veten The Kid Gashi, pastaj Gashi, pastaj G4shi, sërish Gashi, ndërsa tani Larry Gashi./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm