Ganimete Jashanica zbulon pse nuk e publikoi një projekt muzikor, pasiqë e kishte përfunduar!

By

Protagoniste mbrëmë në programin muzikor të Klan Kosova “Sing my Song” nën drejtimin e Genta Canës e ftuar ishte Ganimete Jashanica.

Artistja e njohur përpos që këndoi së bashku me të vëllanë, Nexhmi Mehmetin disa nga këngët himn të karrierrës zbuloi edhe disa të pathëna.

Ndër to që asnjëherë nuk ka bërë kompromise me muzikën e saj për të përfituar më shumë as popullaritet e as të mira materiale.

Ganimete Jashanica ka refuzuar që në dasma të këndoj tallava, e madje një herë kishte refuzuar një krijim muzikor pasiqë kishte disa elemente të kësaj muzike.

Kundër këtij ndryshimi ishte edhe djali i saj që jeton në Amerikë, i cili i kishte sygjeruar të mos e publikoj atë projekt.

E kështu ndodhi, ajo këngë edhe pse u realizua mbeti në sirtar pa u publikuar asnjëherë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm