‘Gafa’ më e fundit e Rudinës në fakt nuk qenka bash e tillë! (VIDEO)

By

Prezantuesja Rudina Magjistari i është rikthyer gafave simpatike të transmetimeve të drejtëpërdrejta kur të ftuar ka pasur juristen e ‘Shihemi në gjyq’, Eni Çobanin.

Në prezantim, Rudina i referohet juristes ‘Eni Shehu’, duke e ngatërruar me ish-gazetarin e TV Klan njëherësh aktorin Eni Shehu.

E kjo gafë ka qenë shkas që vetë gazetari të tregojë se nuk është hera e parë që bëhen ngatërresa të tilla sepse në dokumenta, Eni Çobani figuron me mbiemrin Shehu të bashkëshortit.

‘Në fakt përtej lapsusit, mbase nisur nga subkoshienca Rudina Magjistari ka plotësisht të drejtë. Një herë kur punoja në Klan më kaluan në bankë rrogën e Eni Cobanit sepse në dokumenta zyrtare, juristja Eni mban mbiemrin Shehu (nga bashkëshorti)’ – kujton Eni teksa tregon se do jetë i ftuar tek kolegia e saj meqenëse siç është e dukshme ‘të dy duket t’i ketë marrë malli për njëri tjetrin’.

Video e plotë më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm