Shumë njerëz zgjedhin dieta të veçanta si pjesë e rrugëtimit të tyre për humbje peshe. Por humbja e peshës nuk ka të bëjë me urinë, ose ngrënien e ushqimit të lehtë, përkundrazi ka të bëjë me ndjekjen e një diete të duhur. Dhe, nëse dieta juaj nuk po jep rezultatet e dëshiruara, është koha që ju mund të dëshironi të rishqyrtoni disa gjëra.
– Ngrënia e sallatave dhe ushqimeve fibroze gjatë mbajtjes së dietës është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur larg urinë, por shumica harrojnë të numërojnë kaloritë në vajra/salcë që përdoren për t’i bërë sallatat të shijshme.
– Dy kafshata makarona me salcë të bardhë mund të jenë diku nga 80 -120 kalori. S’është e gabuar të shijosh një ushqim gjatë dietës, por mos llogaritja e kalorive është ajo që po i bën përpjekjet tuaja të kota, shkruan Indianexpress.
– Marrja e kohës për stërvitje ose thjesht lëvizja më shumë brenda shtëpisë mund të rrisë termogjenezën e aktivitetit tuaj pa stërvitje. Është gjithmonë më mirë të lëvizësh pak sesa të qëndrosh në shtrat gjatë gjithë ditës.
– Të hash shumë fruta gjithashtu mund të të nxjerrë jashtë deficitit tënd. Frutat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve, fibrave dhe antioksidantëve, por në të njëjtën kohë kanë kalori, jo shumë por mjaftueshëm për t’ju përjashtuar nga dieta juaj.
Çfarë duhet bërë?
*Hani ngadalë, përtypni më shumë. Kjo do të thotë që dikush duhet të hajë pa u shpërqendruar nga p.sh.: Televizori, telefoni ose biseda.
*Mos hani për t’u ngopur. Në momentin që e shihni se jeni afër të ngopurit, mos vazhdoni të hani.
*Balanconi ushqimet tuaja me sasinë e duhur të fibrave dhe proteinave.