G4SHI: NUK MË DUHET RITA ORA PËR T’U BËRË I SUKSESSHËM

By

Kënga e fundit që publikoi reperi shqiptar G4SHI është duet me Vinny Cha$e, por adhuruesit e muzikës së tij po kërkojnë një të re me një femër.

Emri që fansat i kanë kërkuar reperit është Rita Ora e këtë gjë e ka treguar artisti përmes llogarisë në instagram.

“Çdo mëngjes zgjohem me mesazhet ‘të lutem bëj bashkëpunim me Rita Orën’. E dua Rita Orën dhe jam krenar me të por nuk më duhet ajo për të qenë i suksesshëm. Falemnderit” – ka qenë shkrimi që ka publikuar reperi.

G4shi ka bashkëpunuar me këngëtaren Adelina Ismaili, të cilët sollën ‘Karma’, në nëntor të 2014-tës, e cila ka arritur tani shifrën e 1 milion e 700 mijë shikime./Prive.al

https://instagram.com/p/21BBWrLCbg

https://www.youtube.com/watch?v=pUmxwVF71Z4

https://www.youtube.com/watch?v=oJ2HlRMeaAE

Artikuj të ngjashëm