Pandemia COVID-19 i ka bërë të pothuajse të pamundura udhëtimet larg për pushime verore këtë sezon.
Megjithatë, një situatë e tillë e imponuar nga virusi e ka pasur edhe aspektin e tij pozitiv në të paktën një detaj. Ajo ka ndikuar që të eksplorojmë më shumë bukuritë e afërta të regjionit të cilat janë të mrekullueshme dhe ofrojnë mundësi për pushime të paharrueshme.
Një destinacion i tillë është pa dyshim Dukley Hotel & Resort, një oaz i qetë i vendosur në sfondin e një prej vendeve më historike në Evropë dhe përtej saj mund të shijoni dinamikën që ofron Budva.
View this post on Instagram
Beach hair don’t care ✨⠀ ⠀ Photo credits: @jennajenovich ❤️ #dukleylifestyle
Krahas ambienteve të bollshme dhe elegante, duke përdorur me mençuri atë që natyra ka siguruar, Dukley Hotel & Resort ka krijuar vende unike që kënaqin cdo shqisë tuajën – mund të zgjidhni mes tri plazhe private, të shijoni kohën në një Klub Pishine, e për të darkuar e drekuar mund të zgjidhni mes katër restoranteve brenda resorit të cilët ofrojnë kuzhina të ndryshme.
Me gamën e gjerë të atraksioneve që ofron, shërbimin e shkëlqyer dhe përvojën e paharrueshme nga e cila largohesh, Dukley Hotel & Resort është bërë adresa e preferuar e fytyrave publike.
Këtë sezon të pazakontë, këngëtarja Kida, prezantuesit Liberta Spahiu e Alaudin Hamiti kanë qenë disa prej emrave që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në këtë resort fantastik.
Me një test të COVID-19 me vete, një pushim i merituar si ky nuk ka qenë asnjëherë më i arritshëm! /Prive.al