Fytyra e Kylie Jenner ka ndryshuar që nga adoleshenca, çfarë në të vërtetë ka bërë ajo?

By

Kylie Jenner, e cila sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të, është pa dyshim më e suksesshmja e familjes, pasi ajo u bë bilionere falë biznesit të saj Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin.

Duke qenë se kanë filmuar fushata të vazhdueshme për produktet e saj të reja, fansat kanë qenë duke përmbytur seksionin e komenteve të Kylie në Instagram-in e saj me komente duke pyetur pse “duket më e vjetër” dhe nëse ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj.

Kylie rrëfeu se ka bërë mbushës të buzëve për shkak se është “e pasigurt me buzët e saj të holla”, por ka mohuar fuqimisht që ka bërë ndërhyrje kirurgjikale me skalper.

Doktor Nyla Raja,  tha Daily Star Online se ajo është e sigurt ajo nu ka transformuar fytyrën e saj plotësisht sepse në vend të kësaj Kylie ka zgjedhur për tretman jo invazive për të fituar “pamjen e re”.

Duke parë fotot e Kylie duke festuar ditëlindjen e saj këtë javë, Dr Raja vuri në dukje buzët e Kylie ishte “dukshëm më e definuar rreth harkut të kupidit”.

Duke analizuar fotot e saj të mëparshme, Dr Raja beson se Kylie kishte bërë Ultherapy, e cila është një trajtim jo kirurgjikal që punon për të shtrënguar dhe definuar zonën e nofullave për një pamje më rinore pasi fansat e saj filluan të vërejnë se nofulla e saj ishte “më e definuar”.

Fansat spekuluan se fytyra e saj kishte një “çehre të ngritur” dhe se vetullat e saj ishin më të harkuara, gjë që Dr Raya sugjeron është “me shumë mundësi” nga efektet e Botox.

Ajo tha: “Injeksionet kundër rrudhave funksionojnë duke bllokuar impulse në muskujt e fytyrës duke bërë që muskujt të relaksohen, duke zvogëluar kështu përparësinë e linjave të shprehjes dhe të arrijnë një pamje rrezatuese më rinore, ku në rastin e Kylie ajo harqe më të definuara të vetullave. ”

Artikuj të ngjashëm