Futbollisti shqiptar i jep fund martesës pas 12 vitesh

By

 

Pas Blerim Xhemailit dhe Eriona Sylejmanit, edhe një tjetër futbollist shqiptar po i jep fund martesës së tij disa vjeçare.

Bëhet fjalë për futbollistin Valon Behrami që luan për Udienese në Serie A, i cili po ashtu po ndahet nga bashkëshortja italiane Elena Bonzanni pas 12 vjet martesë.

Ka qenë vet Valoni i cili e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një positimi në rrjetet sociale ku ka kërkuar që të mos bëhen spekulime për sa i përket divorcit të tij.

“Ju informoj se ka mbaruar pas 12 vjetësh marrëdhënia ime me Elena Bonzanin. Ju lutem dhe shpresoj shumë që nuk do të ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë”- ka shkruar ndër të tjera, futbollisti i Udinezes Valon Berhami, raporton Bordo.al.

Çifti kanë dy fëmijë, Sofian 9 vjeçare dhe Izabelën e cila erdhi në jetë 1 vit e gjysmë më parë. /Prive.al

Image result for Elena Bonzanni

 

Artikuj të ngjashëm