Futbollisti nga Maqedonia, Admir Mehmedi, ka pasur një gëzim të madh të mërkurën.
Ai është bërë baba për herë të parë.
Ndonëse nuk dihej për shtatzëninë e gruas së tij, Mehmedi që luan për Zvicrën e ka dhënë këtë lajm përmes profilit të tij në Instagram.
“Çfarë ndjenje! Krenar që jam baba i këtij princi të vogël”, ka shkruar ai në një fotografi ku mbanë djalin në krahë. /Prive.al